Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.
Pas votimit në zgjedhjet presidenciale (24 maj) partitë kanë vazhduar sot me fushatën. Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të gjitha forcave demokratike dhe progresive në vend që të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit dhe të japin mbështetje masive për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të jemi një vend europian dhe nuk ka rrugë tjetër për të bërë ndryshime reale dhe të prekshme në shtëpi. Duhet të kemi standard më të lartë, kushte më të mira në shëndetësi, arsim evropian dhe në fund të luftojmë korrupsionin dhe të vendosim sundimin e ligjit në të gjitha sferat”, tha Kovaçevski.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka thënë se shkelen të drejtat e punëtorëve dhe shteti shumë pak kujdeset për ata që krijojnë dhe janë shtylla kurrizore e ekonomisë”.
“Për mobingun e punëtorëve flitet rrallë, por problemi më i madh janë pagat që i ka ngrënë inflacioni. Nuk mjaftojnë as për gjysmën e shportës së nevojshme të konsumit. Problemet janë të shumta, por zgjidhjet duhet t’i bartim së bashku dhe me vendosmëri. Hapi i parë janë ndryshimet që duhet të ndodhin dhe ato ndryshime janë në duart tuaja. Së bashku, ta bëjmë Maqedoninë të fortë”, ka thënë Mickoski.
Nga Fronti Europian sot kanë thënë se nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie që s’do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bashkimi Europian. Arta Bilalli Zendeli, përfaqësuese e Frontit Europian, njoftoi për këtë sot në një konferencë për media dhe tha se Vetingu do të jetë kusht për Qeverinë e re.
“Prezantojmë sot para jush një nga zotimet e programit politik “Europa 2030” të Frontit Europian, atë të realizimit të procesit të vetingut për të gjithë bartësit e funksioneve politike dhe bartësit e përgjegjësive të mëdha në sferën e gjyqësisë dhe luftës kundër krimit e korrupsionit. Pa vënien në lëvizje të një mekanizmi efikas dhe të një skaneri objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike, siç është vetingu, nuk mund të arrihet progres optimal në përballjen me krimin dhe korrupsionin”, tha ajo.
Bilall Kasami bartës liste për deputet nga VLEN, sot ka qëndruar në Gurin e Sidollit.
“Tetova ka natyrë të pasur, vende tepër piktoreske për të cilat kujdesemi që ti ruajmë por edhe ti promovojmë si vende turistike. Po ashtu bashkë edhe me kandidatët për deputetë të zonës zgjedhore 6, takuam numër të madh të qytetarëve të cilët kishin dalë në shëtitje. Ja VLEN që Tetova dhe vendet e saj të ruhen, të vizitohen dhe të jenë perla turistike, të cilat nuk mund të gjinden në asnjë vend tjetër. Me Ndryshimin që VLEN, pas 8 majit, në pikat turistike të Tetovës dhe rajonit do të investojmë edhe si pushtet qendror dhe turizmi në malin Sharr do të zhvillohet në maksimum”, tha Kasami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame