Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është ndër 100 më të ngarkuarit në Evropë.
Kështu thekson Këshilli Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën (ACI) se Aeroporti i Prishtinës hyri në top 100 për herë të parë, duke u pozicionuar si i 88-ti më i ngarkuari me 2.176.036 udhëtarë që kaluan përmes këtij aeroporti.
ANP doli përpara atij të Glasgow, Reykjavik dhe Vilnius, por vetëm pas Romës Ciampino dhe Jerevanit. Aeroporti i Prishtinës ka shumë gjasa të regjistrojë më të ngarkuarin vit në histori dhe të kapërcejë rezultatet e tij para pandemisë COVID-19.
Në rajon, vetëm Aeroporti i Beogradit doli të jetë më i ngarkuar. Aeroporti i Beogradit u rendit i 71-ti përpara aeroporteve si Edinburgu, Krakovi, Malta, Minsku dhe Riga, por vetëm pas Venecias dhe Sofjes.
Ai i Stambollit u bë aeroporti më i ngarkuar i Evropës në vitin 2021, i ndjekur nga ai i Moskës – Sheremetyevo, Parisit – Charles de Gaulle, Amsterdamit dhe Moskës – Domodedovo. Me një rënie prej 34.6 për qind në numrin e udhëtarëve në krahasim me vitin 2019, aeroportet jashtë Bashkimit Evropian tejkaluan ndjeshëm mesataren e kontinentit, e cila qëndroi në një rënie prej 64.6 për qind të pasagjerëve në nivelet para pandemisë.
Drejtori i përgjithshëm i ACI Europe, Olivier Jankovec tha se, “pas humbjes së 1.72 miliard pasagjerëve në vitin 2020, ne të gjithë kishim shpresa të mëdha për një rikuperim të fortë në 2021. Por viti i kaluar u dëshmua një tjetër i vështirë, pasi aeroportet evropiane përfunduan duke humbur 1.4 miliard të tjerë pasagjerë në krahasim me vitin 2019. Kjo do të thotë se ata mbeten nën stres të konsiderueshëm, me dobësi financiare sistematike në të gjithë industrinë tonë”.
“Reagimi i gjunjëzuar i shumë qeverive që injoruan udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe nxituan të rivendosin ndalimet e udhëtimit dhe kufizimet e tjera në fund të vitit 2021, përfshirë udhëtimin brenda-evropian, ka ndikuar në rimëkëmbjen tonë. Megjithatë, këto kufizime të udhëtimit nuk bënë asgjë për të ndaluar përhapjen e Omicron, siç u njoh vetëm javën e kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, ka shtuar ai.
Tregu evropian më i prekur në vitin 2021 ishte Finlanda, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Republika Çeke dhe Irlanda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë