Një turiste ka mbetur e vdekur në vend pasi përplasi kokën në tokë nga presioni i madh i ajrit që u krijua nga motorët e një aeroplani që po ngrihej për fluturim, në një plazh të famshëm ku aeroplanët gjigant fluturojnë vetëm pak metra mbi kokat e pushuesve.

57-vjeçarja po mbahej për një gardhi me zinxhir pranë aeroportit të territorit holandez të Karaibeve të Sint Maarten, por presioni i madh i ajrit bëri që asaj t’i rrëshqasin duart nga gardhi dhe të përplas kokën për një copëz betoni, transmeton Telegrafi.


2 79

Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se kjo grua po qëndronte duarlidhur në gardh, kur presioni i madh i krijuar nga motorët e fuqishëm të aeroplanët e “fluturuan” për disa metra, dhe përfundoi duke përplasur kokën në beton.

Mijëra turistë mblidhen çdo ditë në plazhin Maho për të shikuar nga afër duke u ngritur dhe aterruar aeroplanët në aeroportin ndërkombëtar “Princesha Juliana”, në të cilën aeroplanët fluturojnë vetëm pak metra mbi kokat e pushuesve, dhe për këtë ka fituar edhe epitetin e aeroportit më të frikshëm në botë. /Telegrafi/

3 65

4 56