Një aeroplan pasagjerësh me 118 persona në bord ka dalë 400 metra nga pista në Ufa të Rusisë. Edhe pse askush nuk u lëndua, pasagjerët e përshkruan gjithçka iu ndodhi si të tmerrshme.

Aeroplani i KrasAvia airlines po udhëtonte nga Soçi në Ufa, por në momentin e zbritjes ka pasur stuhi, çka edhe ka vështirësuar uljen e tij.


Raportohet se krahu i majtë i aeroplanit është dëmtuar, ndërsa pasagjerët kanë zbritur me ulërima.

“Në fillim fluturuam për rreth 1 orë mbi parqet e qytetit për shkak të një stuhie. Avioni shkonte sa në njërën anë, në tjetrën. Ishte e frikshme”,­ shkruan një nga pasagjerët në Instagram.

“Fëmijët ulërinin dhe qanin teksa aeroplani filloi të ulej me vështirësi, të gjithë ishim të tmerruar”,­ tha një tjetër pasagjer.

Në videon e publikuar nga RT, shihet momenti i daljes së aeroplanit nga pista, por edhe kur evakuohen pasagjerët.

Kanë qenë të shumtë pasagjerët që janë bërë reporterë të ngjarjes duke postuar në rrjetet sociale foto e video.

‘Po tallesh gjë, po nëse bie zjarr do vazhdosh të bësh foto”,­ dëgjohet zëri i një gruaje teksa i tërheq vëmendjen një tjetër personi që me sa duket bënte video e foto.