Një aeroplan i aviokompanisë American Airlines, i operuar nga SkyWest Airlines, bëri ulje emergjente në Nebraska të hënën në mbrëmje pasi pilotët nuk mundën të arrinin asistentë të fluturimit dhe dëgjuan dikë jashtë derës së kabinës, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Fluturimi 6469 u nis nga Aeroporti Eppley i Omahas në orën 6:41 pasdite duke u drejtuar për në Los Angeles, por pothuajse menjëherë u kthye, duke u ulur vetëm 18 minuta më vonë, sipas faqes së gjurmimit të fluturimit FlightAware.


"Pas uljes, u përcaktua se kishte një problem me sistemin e interfonit dhe ekuipazhi i fluturimit po trokiste në derën e kabinës", tha FAA në një deklaratë.

Një foto e aeroplanit pasi u ul tregonte fluturaken Embraer ERJ 175 të parkuar larg terminalit, me dy kamionë zjarrfikës që e rrethonin, transmeton Telegrafi.

Autoriteti i aeroportit të Omahas tha vetëm se nuk kishte incident sigurie në aeroport dhe i drejtoi të gjitha pyetjet te American Airlines. /Telegrafi/