Gazetari nga Kosova, Adriatik Kelmendi, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar për rastin e një audio inçizimi të montuar që qarkullon në internet, që thuhet se është në mes zv. kryeministrit Musa Xhaferi dhe deputetes së BDI-së Ermira Mehmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kelmendi thotë se me këtë synohet denigrimi dhe poshtërimi paturpësisht i nje gruaje politikane dhe synon në mënyrë perfide t'i pasqyrojë shqiptarët si të pacipë dhe të fus përçarje në mesin e komunitetit shqiptar në Maqedoni në prag të zgjedhjeve.


Ai poashtu thotë se shqiptarët bëjnë gabim trashanik nëse kapen në këta grepa të lira. /Telegrafi/