Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në seancë, ku presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta mbajë fjalimin vjetor.
Tahiri në një postim në Facebook shkruan se presidentja Osmani ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit.
“Zonja Osmani, si presidente ka heshtur edhe atëherë kur do të duhej ta ngriste zërin fuqishëm përballë sfidave që ka kaluar vendi jonë gjatë këtij viti, si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm.
Zonja Osmani si presidente që në krye të herës e ka braktisur rolin unifikues që do të duhej ta kishte sepse me vendimet, veprimet dhe mosveprimet e saj ka demonstruar njëanshmëri të thellë politike ndaj pushtetit dhe nënshtrim ndaj Albin Kurtit.
Fatkeqësisht në rreth tri vite të mandatit të saj si presidente nuk shquhet për asnjë nismë të vetme, as në raport me gratë e as në raport me grupet e tjera shoqërore”, shkruan ai.
Shefi i GP-së së PDK-së tha më tej se Osmani si presidente ka dështuar tërësisht në përfaqësimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
“Në aspektin e brendshëm, jo vetëm që i ka mbyllur sytë përballë skandaleve dhe aferave korruptive të kësaj qeverie por i është bashkuar fushatës qeveritare për të sulmuar institucionet e pavarura të drejtësisë dhe në rastin më të keq duke e shkelur kushtetutën në çështjen e mos dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit.
Praktikisht në vend se të mbështeste në mënyrë institucionale pavarsinë dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë, ajo ka penguar punën e tyre, duke penguar kështu edhe luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative”, thotë Tahiri.
Sipas tij, Osmani, ka vazhduar të hesht përballë aferës në fushën e energjisë e cila për protagonist e ka ambasadorin e Kosovës në Kroaci, vendimi për emërimin e të cilit e ka vulën e saj.
“Ajo e ka mbrojtur verbërisht të njëjtin edhe përballë hetimeve ndërkombëtare që janë zhvilluar ndaj tij, ndërsa e ka cenuar përfaqësimin e interesit shtetëror, jo vetëm në Kroaci ku i njëjti është duke shërbyer, por edhe në Slloveni ku i njëjti është duke u hetuar.
Nga ana tjetër, zonja Osmani si presidente nuk e ka pasur as kurajon më të vogël politike dhe institucionale për të mbrojtur Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, proces i cili Kosovës i solli marrëveshjen më të dëmshme të mundshme – atë të Brukselit, Aneksin e saj të Ohrit dhe së fundi edhe draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si derivat i kësaj marrëveshje”, shkruan ai.
Për shefin e deputetëve të PDK-së “duke qëndruar e heshtur edhe përballë procesit të dialogut që vendit i solli autonominë politike dhe territoriale serbe në Kosovë, e në anën tjetër duke qenë kreu i shtetit dhe përfaqësuese e parë e Kosovës në politiken e jashtme, ajo ka dhënë dëshminë më të madhe që vetëm përfaqësuese e unitetit të popullit nuk mund të jetë”.
Sipas tij, Osmani si presidente, gjithashtu ka heshtur edhe ndaj masave dhe sanksioneve që BE i ka vënë Kosovës si rezultat i qasjes destruktive të kryeministrit Kurti në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe procesin e dialogut në veçanti.
“Ajo fatkeqësisht nuk e ngriti zërin as përballë kërkesave legjitime për mbështetje të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të sigurisë, e aq më pak, të angazhohej për plotësimin e kërkesave të tyre elementare.
Në këtë mënyrë, duke vepruar si zëdhënëse e qeverisë dhe e shumicës parlamentare tashmë mund të themi se roli i saj përfundimisht është i dëmshëm.
Edhe këtë vit ajo do të mbahet mend vetëm për gjuhën e saj jo unifikuese, polarizuese dhe përçarëse por edhe si shërbëtore e përkushtuar e Albin Kurtit dhe pushtetit të saj.
Prandaj, nuk e meriton respektin e Grupit Parlamentar të PDK-së, për aq sa ka vepruar në shpërputhje të plotë me rolin dhe pozitën kushtetuese si presidente”, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij