Siguria që ofron Lexus RX, ka bërë që shoferi të shpëtoi me disa lëndime, derisa vetura iu dëmtua rëndë
Ngjanë si shumica e garave ilegale me makina, që zhvillohen nëpër rrugë të hapur, ku një prej veturave mund të pësojë me fatalitet, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ky rast është edhe më i fuqishëm, sepse gara zhvillohet në një rrugë shumë të ngushtë të Floridës së Shteteve të Bashkuara, ku po garonin dy adoleshent.
Kur njërit prej tyre i doli përpara kutia postare para një shtëpi dhe u përpjek ta shmangte, humbi kontrollin mbi timon. Për pasojë ai u rrotullua disa herë, me veturën që përfundoi me kulm teposhtë.
Atë e kanë nxjerrë njësitet për shpëtim dhe e dërguan në spital, ku po trajtohet për brinjë të thyer, ndërsa së shpejti pritet të lirohet në shtëpi.
Shumica e garave rrugore, bëhen me super-makina, apo makina me përformancë të lartë, ndërsa kjo u zhvillua me një Lexus RX, që më shumë është i njohur për luksin e lartë se sa për përformancë.
Megjithatë, niveli i lartë i sigurisë që ndodhet në këtë veturë, ka bërë që adoleshenti të mos pësonte shumë edhe pse vetura u shtyp fuqishëm. /Telegrafi/