LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Qeveria mbetet e përkushtuar në angazhimet për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të romëve

Ademi: Qeveria mbetet e përkushtuar në angazhimet për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të romëve

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Arbër Ademi, sot realizoi takim me dy organizata joqeveritare rome të shpërblyera nga ana e Komisionit Evropian në kuadër të thirrjes për shpërblimin e dytë për integrimin e Romëve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Republika e Turqisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të thirrjes së Komisionit Evropian për shpërblimin e Dytë për integrimin e romëve, çmimi i parë në Republikën e Maqedonisë i takoi organizatës joqeveritare Qendra e resurseve të romëve, për projektin ‘’Mbështetja tutoriale e nxënësve rom që mësojnë në arsimin fillor në Republikën e Maqedonisë’’, ndërkaq çmimi i dytë, Eurokomisioneri Han ia ndau asociacionit të rinjve rajonal rom për projektin ‘’ Sida nuk din diskriminim mbroje veten!’’.

”Qeveria mbetet e përkushtuar në angazhimet për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të romëve, duke pasur parasysh margjinalizimin dhe paragjykimet jo vetëm si problem në komunitetin rom, por edhe para se gjithash si kërcënime të drejtë për drejta për demokracinë dhe vlerave themelore mbi të cilat është i ndërtuar sistemi i përgjithshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut’’, theksoi Ademi.


Në takim u përsërit se SÇE-ja mbetet e hapur për bashkëpunim me sektorin civil për mbështetjen e gjitha aktiviteteve që janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian. Gjithashtu u theksua edhe mundësia për mbështetje mes IPA fondeve.

‘’Mbetet për të gjithë ne së bashku edhe në periudhën e ardhshme në agjendë të vendosim implementimin e gjendjes së Romëve gjatë programimin të ndihmës së huaj duke marrë parasysh domethënien e integrimit dhe kyçjen e komuniteteve etnike si çështje e rëndësishme për integrimin tonë evropian’’, potencoi Ademi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori