Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, ka dalë në konferencë për shtyp, pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet lokale.

Ai tha se koalicioni AKI ka fituar pa balotazh në Komunën e Likovës dhe atë të Pllasnicës.


"Kandidati ynë në Likovë Erkan Arifi ka fituar me 3-1, ndërsa kandidati ynë në Pllasnicë ka fituar me 2-1", tha Ademi./Telegrafi/