Kuvendi në seancën e sotme zgjodhi Adem Çuçul kryetar të ri të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

Me 81 vota "për", deputetët miratuan zgjedhjen e tij, pas procedurës së intervistimit të disa kandidatëve.


Çuçul është jurist i diplomuar nga Shkupi dhe ka punuar për Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet.

Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumentet më të fundit dhe në faqen zyrtare të Antikorrupsionit ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi për kontakte me median.