LAJMI I FUNDIT:

Acer zyrtarizon Iconia Tab A200

Acer zyrtarizon Iconia Tab A200

Sot gjatë ditës, kompania Acer edhe zyrtarisht e ka prezantuar tabletin e saj të ri, Iconia Tab A200.

Acer Iconia Tab A200 është i pajisur me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10.1 inç, si dhe rezolucion prej 1280 x 800 piksel.

Mbështetur nga procesori NVIDIA’s 1GHz Tegra 2 dhe RAM memoria prej 1GB, tableti i Acer premton shumë për përdoruesit e saj.

Për më shumë, Acer ka thënë se sasia e tabletëve të parë që do të paraqiten në janar të vitit të ardhshëm, do të jenë të pajisur me versionin më të ri të sistemit operativ Android, përkatësisht Android 4.0 Ice Cream Sandwich.


Në anën tjetër, Iconia Tab A200 do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, njëra ngjyrë hiri dhe tjetra e kuqe metalike. / Telegrafi /