Abrashi: Kryetari që s’është i zoti të ndërtojë një shkollë për katër vite, çfarë mund të bëjë edhe katër vite tjera
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të shtunën në Besi se Shpend Ahmeti i VV-së, i ka diskriminuar të rinjtë dhe kuadrot e Prishtinës në punësim.
“Prioritet i lartë i yni është punësimi i të rinjve. Ne mendojmë se janë diskriminuar të rinjtë dhe kuadrot e reja të Prishtinës nga Shpend Ahmeti dhe qeverisja komunale. Janë punësuar njerëz nga gjithkah, të cilët nuk i dinë as vendet dhe as nevojat e qytetit. Unë do ta ndryshojë këtë fakt dhe qytetari i Prishtinës do të ketë prioritet në punësim”, ka thënë Abrashi.
Ai ka thënë se ne do t’i ndihmojmë punëkërkuesit, duke qenë komuna e parë që do të kemi Fondin e Punësimit prej një milion euro fillimisht, për ato kategori që e kanë të vështirë të gjejnë vende pune.
“Ne do ta rrisim përqindjen e punësimit të të rinjve dhe grave, por edhe të moshuarit që kanë humbur vendet e punës dhe nuk po munden depërtojnë në tregun e punës”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.
Ai e ka kritikuar qeverisjen e Shpend Ahmetit duke thënë se për katër vite nuk e ka ndërtuar asnjë shkollë, ndërsa para ardhjes së Vetëvendosjes, janë ndërtuar 22 shkolla në Prishtinë.
“Një kryetar që nuk është zoti të ndërtojë një shkollë për katër vite, çfarë mund të bëjë nëse i kërkon edhe katër vite të tjera. Këtë nuk do ta lejojnë qytetarët e Prishtinës. Ata me votën për LDK-në do ta sjellin ndryshimin”, ka thënë ai. “Puna e parë që do ta bëjë është dera e hapur e komunës për çfarëdo problemi që ju keni”.
Ai ka thënë se në katër vitet e shkuara buxheti i Prishtinës ka rënë për 15 milionë euro, ndërsa tatimi në pronë është trefishuar në shumë lagje.
“Për Besinë dhe fshatrat e Prishtinës do t’i rrisim subvencionet, për të gjithë ata që merren me bujqësi. Do t’i subvencionojmë kulturat ku leverdia ekonomike është më e mirë. Ne do ta ulim tatimin në pronë në kryeqytet. Në muajt e parë do ta ndryshojmë rregulloren dhe do ta kthejmë siç ka qenë në vitin 2013. Të gjitha këto do të realizohen kur të fitojmë në Prishtinë”, ka thënë Abrashi.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën, të shtunën ka takuar edhe 11 përfaqësues të radio-taksive të cilët punësojnë 1000 punëtorë. Përfaqësuesit e radio-taksive kanë kërkuar vende për parkimin e automjeteve të tyre, largimin e taksive ilegalë dhe miratimin e një rregulloreje për këtë fushë. Abrashi është zotuar se këto biznese do të kenë vendin e merituar në qeverisjen e ardhshme lokale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!