LAJMI I FUNDIT:

Abelard Tahiri e quan “mjeshtër i huqjeve” Avdullah Hotin

Abelard Tahiri e quan “mjeshtër i huqjeve” Avdullah Hotin

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti është mjeshtër i huqjeve.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Hoti flet për transparencën, kur as pas dy vite opozitarizmi të përbashkët, dhe as pas dy muajsh negociata, transparenca e LDK-së dhe VV-së nuk ka kaluar më shumë se një fjali: “u pajtuam që të merremi vesh”.

“Thanë se kanë harmonizuar qëndrimet e asnjë qëndrim s’është bërë i njohur. Thanë se kanë bashkuar programin, por asnjë shkronjë prej tij s’e kanë prezantuar për informim të qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.


Postimi i plotë:

Avdullah Hoti është mjeshtër i huqjeve. Është për keqardhje që në mënyrë kaq irracionale e me deklarata pompoze, Hoti flet për transparencën, kur as pas dy vite opozitarizmi të përbashkët, dhe as pas dy muajsh negociata, transparenca e LDK-së dhe VV-së nuk ka kaluar më shumë se një fjali: “u pajtuam që të merremi vesh”.

Thanë se kanë harmonizuar qëndrimet e asnjë qëndrim s’është bërë i njohur. Thanë se kanë bashkuar programin, por asnjë shkronjë prej tij s’e kanë prezantuar për informim të qytetarëve. Thanë edhe shumë gjera të tjera, përderisa me vepra po dëshmojnë se ky standard i ri i transparencës, është asgjë më shumë, sesa mungesa e plotë e saj.

Në fakt, kjo është veçse një dëshmi pararendëse e modelit të qeverisjes që LDK-ja dhe Vetëvendosja presin t’ua shërbejnë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Një model i plogësht, pa ide e pa zgjidhje, kreativiteti i të cilit nuk shkon më larg sesa kamuflimi i lodhtë i Avdullah Hotit rreth transparencës që na pret. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori