LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Zgjedhjet u japin frikë deri në palcë PDK-së, njëzet vjet kapje po marrin fund

Abdixhiku: Zgjedhjet u japin frikë deri në palcë PDK-së, njëzet vjet kapje po marrin fund

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjet janë duke i frikësuar PDK-në.

Abdixhiku në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se vullneti i qytetarëve i tmerron pasi që sipas tij kjo është hera e fundit që i rrinë Kosovës përmbi.

Ai ka thënë se asnjë kalkulim nuk mund të ndalë rënien e kapjes dhe fundin e PAN-it.


Postimi i plotë:

Zgjedhjet u japin frikë deri në palcë. Vullneti i qytetarëve i tmerron. Sepse e dinë se kjo është hera e fundit që i rrinë Kosovës përmbi. Kaq. E pat. Njëzet vjet kapje po marrin fund – ma në fund.
Prandaj dhe Hashimi i PDK-së nuk cakton datë. Qeveri e rënë, e dorëhequr – dhe asnjë fjalë. Prandaj dhe Kadria i PDK-së nuk thërret seancë. Në blerje të vazhdueshme kohe, për aq sa mund të zgjasë. Prandaj dhe një ministër PDK-je, në cektësinë e diturisë që ka, thotë se zgjedhjet s’mund të mbahen sepse për to buxhet nuk ka. Por kishte për autostradë. Kishte për kontrata korruptive 50 e sa milionëshe. Kishte për pagat e tyre me rritje, për armatën e badihavgjinjëve, për ata dhjetra zëvendësministra, kordinatorë, asistentë kordinatorësh e ku me ditë çka. Natyrisht se Kosova buxhet ka. Ka dhe një rezervë shtetërore mu për raste si këto.
Kosova s’ka veçse Qeveri. S’ka sot zot të mbarë shtëpie që shtetin e trajton jo si mjet “zhbirje” – kapje deri në sekondin e fundit – por si përgjegjësi. Zgjedhjet janë veçse fillimi. Asnjë kalkulim i mbrapshtë s’mund të ndalë rënien e kapjes dhe fundin e PAN-it.
Tik tak!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori