Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë dhe familjarë bëri sot homazhe te varri i profesor Fehmi Aganit në Prishtinë, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.
Abdixhiku deklaroi se profesor Agani ishte bartës, ideator dhe njëkohësisht udhëheqës i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci.
Ai u shpreh se vrasja e Fehmi Aganit ishte hakmarrje dhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës.
“Trashëgimia e tij politike jeton edhe sot, 24 vite më pas e kujtojmë veprën e tij dhe shenjën hakmarrëse ndaj lëvizjes për liri, pavarësi, demokraci me vrasjen e profesor Aganit. Pra, vrasja e tij përveç që ishte hakmarrje e gjithë lëvizjes në vend, ishte edhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës, e cila padyshim se me profesor Aganin do të ishte shumë më ndryshe, shumë më e pasur dhe shumë më përparimtare”, tha ai.
Abdixhiku potencoi se Agani mbetet një nga ideatorët më të mëdhenj të vendit.
“Si parti politike e kemi për obligim që urtësinë e tij, diturinë e tij, veprën e tij ta vazhdojmë tutje për gjeneratat e ardhshme. Profesor Agani mbetet njëri prej patriotëve më të mëdhenj të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.
Ndërsa, djali i Fehmi Aganit, Mentor Agani për ditën e sotme tha që është ditë e dhimbjes, por edhe e krenarisë.
“Është ditë e dhimbjes, por edhe krenarisë. Kanë qenë momente të vështira për të gjithë. Mirë që po mbahen mend edhe që ekziston përkushtimi për me punu ma tutje që senet e tilla mos të përsërisin më”, u shpreh ai.
Sot, bëhen 24 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit.
Agani është vrarë me 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe.
Figura e Aganit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani ka qenë njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova