Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar rritje të ndjeshme të pagave për sektorin publik, duke theksuar se mësuesit do të kenë pagë mujore prej 1000 eurosh nën qeverisjen e tij.

Abdixhiku ka deklaruar se policët, zjarrfikësit dhe ushtarët do të paguhen nga 900 euro në muaj, duke theksuar se një shtet i fortë nuk mund të ndërtohet me administratë të dobët dhe të demotivuar.


Sipas tij, administrata shtetërore dhe sektorët e sigurisë nuk mund të mbeten të nënvlerësuar në një kohë kur Kosovës i kërkohet profesionalizëm, cilësi dhe shpejtësi në shërbime.

Ai ka theksuar se paga e drejtë është kusht për motivim dhe zhvillim, duke shtuar se qeveria e tij synon të respektojë dhe nderojë punën e mësuesve dhe të punonjësve të sigurisë, si shtylla kryesore të shtetit.