LAJMI I FUNDIT:

AAK me tri ministri në Qeverinë e re – këta pritet të jenë ministrat e ardhshëm

AAK me tri ministri në Qeverinë e re – këta pritet të jenë ministrat e ardhshëm

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë ka konfirmuar zyrtarisht se do të përkrahë formimin e Qeverisë së re dhe se do të hyjë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, tregoi për Telegrafin se kush pritet të jenë ministrat e ardhshëm të kësaj partie.

“Në kryesinë e ngushtë, unanimisht janë përkrahur: Besnik Tahiri, Selim Selimi, Meliza Haradinaj. Por duhet që Këshilli drejtues t’i votojë”, tha Lekaj për Telegrafin.


​AAK mbështet Hotin për kryeministër - formimi i Qeverisë së re nuk zgjatë më shumë se një javë
Lexo po ashtu ​AAK mbështet Hotin për kryeministër - formimi i Qeverisë së re nuk zgjatë më shumë se një javë

Ndërkaq, LDK sot ka bërë të ditur se kandidat për kryeministër është Avdullah Hoti, nominimin e Hotit e kanë mirëpritur AAK.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që ka zhvilluar me Avdullah Hotin, ka pohuar se është kundër rritjes së numrit të ministrive.

“Është shumë e rëndësishme mos të rritet numri i ministrive. Nëse ka probleme me funksionim, por nuk ishte dashur të rritet numri i ministrive. Është situatë e papritur pak edhe prej nesh, mirëpo na në çështjen se e me e lënë vendin pa qeveri apo me qeveri marrim përgjegjësi. Nuk e shohim këtë qeveri si përmbushje të interesave personale por si detyrë që na takon. Krijimi i Qeverisë mund të ndodhë disa ditë, nuk mund të marrë më shumë se një javë kjo procedurë”, ka deklaruar Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori