AAK do të përkrahë kërkesën e Bekim Jasharit për rritjen e buxhetit për Skenderaj

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë të ditur se do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për rritjen e buxhetit të kësaj komune.
Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
“Grupi Parlamentar i AAK-së do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për amandamentin që ka te bëjë me rritjet buxhetore për këtë komunë”, ka shkruar ai.
Ky amendament ka të bëjë me rritjen e buxhetit në komunën e Skenderajt, ku do të bëhet edhe vazhdimi i punimeve në objektin e dëshmoreve në Skenderaj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































