LAJMI I FUNDIT:

AAK: Komisioni procedoi një ‘bombë të kurdisur’ për Kosovën

AAK: Komisioni procedoi një ‘bombë të kurdisur’ për Kosovën

Grupi parlamentari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas procedimit të demarkacionit nga Komisioni për Punë të Jashtme.

Në reagimin e tyre, thuhet se Komisioni për Punë të Jashtme ka bërë gabim, sepse ka proceduar një “bombë të kurdisur” për të ardhmen e Kosovës.

Ja reagimi i plotë i AAK-së:


“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas ‘kontrabandimit’ për në seancë, të marrëveshjes së demarkacionit, vlerëson se Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka bërë një gabim, sepse ka proceduar një ‘bombë të kurdisur’ për të ardhmen e Kosovës.

Neni 2 i kësaj marrëveshje, nuk do të thotë asgjë për të ardhmen e saj. Është një tendencë e qeverisë, që duke u thirrur në ketë nen, t’i bëjë për vete deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe të hedhin mjegull në opinionin publik, kinse po mbetet një mundësi për argumentet e reja e për ndryshim të saj.

Qeveria duhet të jep përgjegjësi që kanë fut klauzola të ndryshme e të dyshimta, nga ajo që kanë ratifikuar Mali i Zi.

Është detyrë, legale e morale, e çdonjërit prej deputetëve që të jemi në krye të detyrës, për vendin tonë, pa interesa personale, se çka humbim e çka fitojmë në këtë mes.

Nëse seanca parlamentare, shkon në favor të ratifikimit të kësaj marrëveshje, jemi duke e lënë të hapur një krizë me mundësinë e një konflikti të çdo hershëm.

Është në dorën e të gjithë neve që të hedhim poshtë këtë version të demarkacionit, për t’i dhënë mundësinë e një zgjidhjeje me mjete politike. Është më shumë se poshtërsi t’i vësh qytetarët e vendit tënd në rrezik, për interesa personale të pushtetit.

Duhet të jemi të matur se çka po ju lëmë trashëgimi gjeneratave. Mos të hapim plagë të vjetra edhe pas 17 vitesh nga lufta, e 8 vite nga pavarësia.

Nuk është koha të marrin nga Kosova, nëse i hyjmë këtyre temave, do të duhej t’i kthehen ato që i janë marrë dikur Kosovës.

Mos ta shesim ndërgjegjen për hir të pushtetit, parim i yni duhet të jetë, e japim vetën për Kosovën, kështu kishte ndodhë në mars të vitit 2005.

Mos të krekoset askush çka ka qenë dje në luftë, por çka po bëjmë sot për Kosovën në paqe. Askush që i thotë po kësaj marrëveshje, nuk do ta ketë nderin e lavdinë nesër”. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori