Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur për siç ka thënë ai dështimin më të madh kësaj qeverie që lidhet me programin legjislativ.
Ai ka prezantuar një dokument për të cilin ka thënë se është letërnjoftimi i secilës qeveri, dhe se ky dokument është dështimi i kësaj qeverie.
“Kjo qeveri është fshehur që tri vite e gjysmë pas asaj se kam pengesa në zbatimin e programit qeverisë. Çfarë pengese ka nga opozita kjo qeveri për të zbatuar planprogramin e vet? Pra kush i pengon. Në letërnjoftimin e kësaj qeverie për vitin 2024 asnjë ligj i cili lidhet me politikat e programit “Krejt dhe Drejt” nuk është përfunduar”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se kjo qeveri në periudhën Janar-Qershor 2024 janë paraparë 54 ligje, prej tyre ligje të miratuara i kemi vetëm gjashtë.
“Projektligje të miratuar në leximin e parë 3, projektligje të proceduara në Kuvend një, dhe Projektligje që nuk kanë nisur procedurën janë 44. Këto të dhëna tregojnë për një normë të mashtrimit përmes dokumenteve. Është mashtrim me letra”, është shprehur Tahiri në konferencën për media.
Shefi i deputetëve të AAK-së, ka shtuar se qytetarët e Kosovës tash e tri vite e gjysmë e presin ligjin për sigurimet shëndetësore.
“Shikoni sa herë ka premtuar kryeministri për këtë aspekt. Sektori i shëndetësisë është sektori për eksperimental i kësaj qeverie. Ligji për sigurime shëndetësore ka pasur të vije për votim më 28 qershor në Kuvend, nuk ka ardhur”, tha Tahiri.
Ai shtoi se kjo qeveri e ka marrë votën dhe besimin mbi 50% pasi që qytetarët deshën që të shohin një ndryshim, e jo që kishte ndonjë program.
“Besimi i qytetarëve është tradhtuar. LVV-ja është partia që po i bënë gati katër vjet qeverisje dhe gjithçka që ka bërë deri tash është vetëm në letër”, tha Tahiri, duke shtuar se premtimet kanë qenë mashtrime e zotimet vetëm fjalë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe