LAJMI I FUNDIT:

A mjafton dashuria për t’u martuar

A mjafton dashuria për t’u martuar

Mrekullinë e dashurisë e ndjejmë atëherë kur zgjimet e ditëve tona ëmbëlsohen me të njëjtin përqafim.

Irena Shtraza,
psikologe e familjes

Dashuria romantike
… ajo lind dhe më pas lulëzon martesa. Tradita para-romanticizmit klasik bënte që kjo e fundit të lindte para dashurisë…Tashmë më parë lind ai emocioni i gjithëpushtetshëm, unik, i denjë për t’u kurorëzuar, sepse prospektiva e dashurisë romantike, ka kthyer përmbys bazat e martesës së dikurshme dhe ka vënë theksin mbi lumturinë individuale, dhe jo më mbi detyrimin social si pjesëtarë të shoqërisë për t’u martuar dhe gjen­eruar fëmijë, pavarësisht nëse je i/e lumtur apo jo. Sot martohemi për të qenë të lumtur… fëmijët që mund të vijnë do ta perfeksionojnë akoma më shumë këtë lumturi. Kështu lind ‘feja e dashurisë’, që e kthen martesën në një kult, që herët a vonë të gjithë e dëshirojnë dhe duan ta përqafojnë.

Dashurojmë
… po a është mjaftueshëm për të trokitur në portën e martesës? Çfarë i duhet marrëdhënies tonë për të arritur pjekurinë që kërkon një martesë e suksesshme? Të qenit në çift implikon në mënyrën më të thellë, aftësinë tonë për të dashur një person tjetër.
në mënyrë reciproke dhe të pakushtëzuar. Kjo marrëdhënie mbështetet gjithashtu edhe në kapaciteti n e secilit partner për t’u ndjerë i/e rëndësishëm dhe për t’i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur partnerit/es. Pa këto dy cilësi të rëndësishme, bëhet e pamundur një eksperiencë e vërtetët në çift, sepse intimiteti dhe respekti reciprok humbet diku rrugës.


Epopeja e çiftëzimit
Epopeja e çiftëzimit fillon me etapën e parë, atë të zgjedhjes së partnerit/es. Kjo zgjedhje është pjesë e një procesi kompleks që implikon jo vetëm gjendjen aktuale të dy partnerëve, por edhe të gjitha influencat gjenetike, familjare, edukative, ekonomike, shoqërore dhe sociale që secili prej tyre mbart në jetë. Është ajo zgjedhje qe ne përmbledhim me një fjalë të vetme ‘tërheqje’, sepse tjetërsoj do na dukej tejet e komplikuar.
Të gjitha bashkë, këto influenca kanë formuar atë që individi është, personalitetin e tij të koklavitur që di të dashuroj ë, di të falë, të bëhet krah, të bëjë kompromise, pra që di të jetojë eksperiencën e të qenit në çift. Cilësi që në qoftë se do mungonin, do të bënin që martesa të kthehej në një kontratë ligjore dhe kaq. Përkrah faktorëve të mësipërm, midis dy partnerëve që zgjedhin njëri tjetrin, ekziston një ekuilibër ngjashmërish që i bën dy njerëz të bashkëjetojnë qetë në ekuilibër. Por në të njëjtën kohë bashkë-ekzistojnë edhe disa diferenca që lejojnë një dozë të caktuar tensionimi, që nuk e dëmton marrëdhënien, pasi e furnizon atë me shtysën e shëndetshme drejt individualizimit.

Shtyllat që mbajnë "shtëpinë e dashurisë"
Stabiliteti në marrëdhënien bashkëshortore, prototip i marrëdhënieve të gjata dhe të forta, bazohet gjithashtu tek:
▪ tiparet e personalitetit tonë dhe tek mënyra se si ja komunikojmë ato partnerit/es
▪ varësia e ndërsjellë që rritet sa më shumë kalon koha
▪ ndjeshmëria ndaj emocioneve tona dhe të partnerit/es
▪ intimiteti që sa vjen e shtohet dhe dashuria janë të ngulura thellë në damarët e marrëdhënies dhe e ush­qejnë atë pa ndalim
▪ të dish ta ndash dhe ta jetosh dashurinë me tjetrin
▪ të dish të ndash sa më mirë rolet në një marrëdhënie, dhe të vendosësh baza të shëndosha intimiteti, do të thotë të jetosh një marrëdhënie bashkëshortore që ka ç’të ofrojë pa u shteruar kurrë.

Gjithashtu qëllimet dhe pritshmëritë të ndërgjegjshme apo jo, kanë një impakt të rëndësishëm në drejtimin që merr një lidhje, në intensitetin me të cilin ajo jetohet dhe në jetëgjatësinë e saj. Të dehur nga euforia e dashurisë, shumë prej nesh e kalojnë pragun martesor të mbushur me pritshmëri jo shumë realiste në lidhje me atë çka na ofron martesa, të bindur se jeta në çift do të plotësojë të gjitha nevojat tona, të çfarëdo natyre qofshin. Frustrimi fillon në momentin që kuptojmë që nuk është egzaktësisht kështu. Dhe në këtë fazë ndodh ajo që përshkruhet ‘si fillimi i vlerësimit të vetvetes, në bazë të limiteve tona, pritshmërive tona dhe ato të partnerit/es në lidhje me ne. Martesa kalon kështu, një proces zhvillimi, ashtu si një bebe e vogël e porsalindur që rritet ngadalë dhe fillon të krijojë identitetin e saj të brishtë. Sa prej nesh e kanë ndjerë marrëdhënien e tyre ‘të rritet’ me kalimin e viteve …

Periudha e "mjaltit" zgjat 5-7 vjet
Sipas teorisë së Bartnett mbi martesën, secili nga të dy partnerët kalon përmes një periudhe ‘mjalti’ që zgjat 5-7 vjet, dhe vazhdon me një krizë që vë në rrezik marrëdhënien martesore. Por si reagojmë ne përballë kësaj krize? Disa prej nesh, ndahen përfundimisht nga partneri, me shpresën se mund ta jetojnë ëndrrën e marrëdhënies perfekte me një njeri tjetër. Disa të tjerë e lënë veten të pushto­hen nga gjendja apatike që shkakton kriza, duke bllokuar kështu ‘rritjen’ e marrëdhënies dhe kalimin e saj në stadet e tjera të ciklit të saj. Të tjerë zgjedhin të ç’mitizojnë marrëdhënien e tyre dhe të pranojnë njëri tjetrin me gjithë virtytet dhe ‘defektet’ që mbart secili.
Sigurisht që kjo e fundit, kërkon aftësi të mira autoanalize, që me ndershmëri vënë para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lënë mënjanë idealizmat. Për të bërë pa hile dhe truke këtë analizë, duhet të tregojmë përkujdesjen dhe impenjimin për marrëdhënien duke parë më të mirën e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimite­tin e ëmbël të jetës në çift, duke ndarë bashkë dhimbjet dhe frikërat e njëri tjetrit, duke qenë totalisht të hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre të ‘gjysmës sonë të ëmbël’. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori