Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
Kur ju flini në shpinë, pesha e mitrës e cila është e rritur për shkak të mitrës në brendi të saj, i shtyp venat e mëdha të cilat e kthejnë gjakun kah zemra.
Nëse rrini shtrirë në shpinë për një kohë të gjatë mund të mos e ndjeni veten mirë, por gjithashtu ky pozicion e bën më të vështirë qarkullimin e gjakut nëpër placentë (rrjedhimisht vështirësohet furnizimi me gjak i bebes).
Ky problem bëhet akoma më i theksuar nëse keni shtypje të lartë të gjakut apo sëmundje të sheqerit.
Për të evituar pozicioni shtrirë në shpinë ju ndihmon nëse vendosi një jastëk midis këmbëve.
Mos u shqetësoni nëse zgjoheni nga gjumi dhe e gjeni veten shtrirë në shpinë. Nëse qëndroni shtrirë për një kohë të shkurtër në shpinë, kjo nuk e rrezikon dukshëm shëndetin e bebes. /Telegrafi/