LAJMI I FUNDIT:

A është ky Samsung Galaxy Note 3?

A është ky Samsung Galaxy Note 3?

Sot gjatë ditës është publikuar prapavija e ekranit e cila thuhej se është e fabletit të ri të Samsung, Galaxy Note 3, dhe pak kohë më pas në internet kanë rrjedhur edhe pamjet e mundshme të pajisjes së re mobile të liderit botëror mobil.

Pamjet e mundshme të Galaxy Note 3 kanë rrjedhur nga Stellist Design, dhe në të mund të shihet se cilat janë dallimet mes këtij modeli, dhe atij paraprak, Galaxy Note 2.

Të gjithë janë në pritje që Samsung Galaxy Note 3 të zyrtarizohet këtë të mërkure, bashkë me orën e re të mençur të Samsung, Galaxy Gear. / Telegrafi /