LAJMI I FUNDIT:

A duhet që Barca ta shesë Messin?

A duhet që Barca ta shesë Messin?

Bisedimet aktuale ndërmjet shefave të Barcelonës dhe përfaqësuesve të Lionel Messit rreth rinovimit të kontratës, natyrshëm, pritet të përfundojnë me nënshkrimin e argjentinasit që njëherësh do të shënojnë marrëveshjen më të shtrenjtë në futboll.

Megjithatë, ekspertët thonë se Blaugranët duhet t’i shqyrtojnë edhe opsionet e tjera, përkundër se ata nuk mund të transferojnë lojtarë në dy afatet e ardhshme kalimtare.

Sipas spekulimeve, klubi spanjoll është duke i ofruar 26-vjeçarit një kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 200 milionë eurosh – që do të thotë 40 milionë euro për sezon, ndërkaq Messi është i pakënaqur (?!). Derisa kontrata e tij skadon në vitin 2018, vlera e tij nuk mund të arrijë asnjëherë më tepër se kjo shumë.

Në verën e kaluar legjenda Johan Cruyff sugjeroi se Barca duhej ta shiste Messin dhe ta lejonte akomodimin e Neymar, duke qenë se, sipas tij, këta dy futbollistë nuk mund të luajnë bashkë – ndërsa pas këtij sezoni mund të thuhet se ai ka pasur relativisht të drejtë.


Ka edhe burime të gazetave që thonë se katalunasit po e shqyrtojnë opsionin e shitjes së katër herë fituesit të Topit të Artë gjatë verës që vjen. Për shërbimet e tij janë të interesuara të gjitha klubet e botës, por ato që mund të paguajnë janë Paris Saint-Germaini dhe Manchester City.

Nga kjo që u tha, Barcelona ka dy opsione kryesore: Me paratë e shitjes së Messit (rreth 200 milionë euro) mund ta blejë një skuadër të tërë dhe ta rindërtojë ekipin; ose të shpenzojë 200 milionë euro në kontratën e tij dhe të vë bast nëse forma e superyllit argjentinas do të jetë edhe në të ardhmen ashtu siç ka qenë në vitet e kaluara.

Vet Messi ka fituar gjithçka me Barcën dhe ka nevojë për një sfidë të re dhe jo rastësisht është vërejtur rënia e tij në formë gjatë këtij sezoni. /Telegrafi/