LAJMI I FUNDIT:

8,253 raste aktive me coronavirus në Kosovë, sot prezantohen masat e reja

8,253 raste aktive me coronavirus në Kosovë, sot prezantohen masat e reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.

Ndërkaq, sot do të prezantohen masat e reja kufizuese si pasojë e rritjes së rasteve me coronavirus.


Është propozuar që komunat të ndahen në tri grupe varësisht numrit të personave të infektuar, e gjelbra, e verdha dhe e kuqja.

Në grupin e gjelbër do të hyjnë komunat që brenda jave kanë deri në 75 raste, në grupin e verdhë do të hyjnë komunat që kanë nga 76 deri 149 kurse në grupin e kuq do të hyjnë komunat që brenda jave kanë më shumë se 150 raste.

Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, paralajmëri se të mërkurën bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do t’i shpallin masat e reja anti-COVID.

Priten masa të reja kufizuese, varësisht numrit të të infektuarve komunat do të ndahen në tri grupe
Lexo po ashtu Priten masa të reja kufizuese, varësisht numrit të të infektuarve komunat do të ndahen në tri grupe

Zemaj tha se shkollat do të vazhdojnë të punojnë sipas masave që tashmë janë ndërmarrë dhe se do të bëjnë çmos që të mos i mbyllin ato të nivelit fillor dhe të mesëm.

Ndërkaq, ai paralajmëroi mbyllje për qendrat tregtare dhe në ato vende ku po grumbullohen njerëzit, të cilat edhe i bëri përgjegjëse për rritjen e infeksionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori