LAJMI I FUNDIT:

690 raste të reja me coronavirus – Prishtina, Gjilani dhe Podujeva janë komunat me numrin më të madh të personave të infektuar

690 raste të reja me coronavirus – Prishtina, Gjilani dhe Podujeva janë komunat me numrin më të madh të personave të infektuar

Në 24-orët e fundit nga coronavirusi kanë humbur jetën 16 pacientë, derisa janë regjistruar edhe 690 raste të reja.

IKSHPK bën të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive, transmeton Telegrafi.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 277.


Numër i lartë i rasteve me COVID-19, 16 të vdekur dhe 690 raste të reja brenda 24 orëve
Lexo po ashtu Numër i lartë i rasteve me COVID-19, 16 të vdekur dhe 690 raste të reja brenda 24 orëve

Pastaj në Gjilan 64 raste, Podujevë 59 raste, Gjakovë 55 raste.

Pejë 40 raste, Ferizaj 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste.

Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste.

Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste.

Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj.

IKSHPK thekson se raste aktive janë 11 mijë e 768, ndërsa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/