Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), kanë bërë të ditur sot se bashkërisht janë dakorduar për krijimin e një fondi prej 60,000 eurosh, në të cilin kanë kontribuar bashkërisht me nga 30,000 euro për ndërtimin e shtëpive për personat e pastrehë të cilët jetojnë në kushte të vështira financiare. Drejtuesit e të dyja institucioneve njoftuan se përzgjedhja e përfituesve dhe fillimi i ndërtimit të shtëpive do të ndodhin brenda një periudhe 30 ditore përmes një procesi të hapur.
“Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale është mirënjohëse ndaj Odës Amerikane për një iniciativë të tillë, duke shprehur bindjen që përmes përdorimit sa më efikas të fondit do të synohet plotësimi i nevojave të disa familjeve brenda këtij viti, me shpresën që iniciativat e tilla të përbashkëta, ku kontribut të madh kanë dhënë vetë bizneset, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Ai theksoi se përmirësimi i kushteve të jetesës për kategoritë e qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira është synim i vazhdueshëm i ministrisë që ai drejton.
Në anën tjetër Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se kontributi i bizneseve dhe miqve të tjerë të fondacionit të Odës Amerikane është bërë e mundur mbledhja e fondeve, të cilat kanë pasur për synim mbështetjen e ndërtimit të shtëpive për familjet e pastreha.
Ai po ashtu falënderoi Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që ka vendosur që të kontribuojë në mënyrë të barabartë në këtë iniciativë të rëndësishme.
Zeka tha se Bordi i Guvernatorëve i Odës Amerikane do të përcaktojë një komision të pavarur, i cili do të merret me vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve, pjesë e të cilit do të jenë edhe personalitete nga shoqëria civile.
Kompanitë anëtare të Odës Amerikane të cilat kanë kontribuar në mbledhjen e fondeve për ndërtimin e shtëpive janë: IPKO, Vala, NewCo Ferronikeli, Meridian Corporation, Coca Cola Hellenic, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Limak Kosovo, NLB Prishtina, Elkos, HIB Petrol, Devolli Corporation, Mabetex, Z-Mobile, Railtrans, Recura Financials, Servisshped, Hymeri Kleemann, Alcatel Lucent, CEO, Vllesa-Co, ASDA, Boga & Associates dhe Gjirafa Inc. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!