Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka miratuar me shumicë votash propozim vendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje një qen apo më shumë.
Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se shuma e propozuar është 50 euro në muaj.
“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve” – deklaroi para këshilltarëve komunal, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.
Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, tregoi se cili është qëllimi final i këtij vendimi.
“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit” – deklaroi drejtori Fushtica.
Ndryshe në njoftim thuhet se shumë shpejt, pasi u votua, do të nis zbatimi i këtij vendimi, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme. /Telegrafi/