LAJMI I FUNDIT:

“42 votues të nënshkruar, 82 fletëvotime në një vendvotim në Ohër”

“42 votues të nënshkruar, 82 fletëvotime në një vendvotim në Ohër”

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme ka shqyrtuar ankesat për votimet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa në një vendvotim ka konstatuar parregullsi, gjegjësisht mospërputhje të personave të nënshkruar në listë dhe numrit të fletëvotimeve në kuti.

KSHZ ka konstatuar se në vendvotimin 1338 në Komunën e Ohrit janë dhënë nga dy fletëvotime për president dhe kryetar komune, ndërsa votuesit janë nënshkruar vetëm në listën për zgjedhjet lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Anëtarja e KSHZ-së Radica Risteska tha se bëhet fjalë për një vendvotim në fshat, ku sipas saj, bëhet fjalë për gabim të paqëllimshëm, pasi siç tha, është korrigjuar nga bordi zgjedhor.


Ajo kërkoi të numërohen publikisht votat për kandidatët për president që të vërehet dallimi, pasi siç tha, në listë ka pasur të nënshkruar 42 votues, ndërsa në kutinë e votave për president kanë qenë 82 fletëvotime.

Risteska tha se ky gabim ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve të dyfishta në Ohër, ku është votuar edhe për kryetar shteti edhe për kryetar komune.

KSHZ konstatoi se ka gjithsej 82 fletëvotime, prej të cilave 23 për Pendarovskin, 1 për Rekën dhe 51 për Siljanovskë, ndërsa 7 kanë qenë të pavlefshme.

Ankesa u pranua nga KSHZ, ndërsa votimi u anulua./Telegrafi/

KSHZ anulon votimin në dy vendvotime në Kavadar dhe një në Kumanovë
Lexo po ashtu KSHZ anulon votimin në dy vendvotime në Kavadar dhe një në Kumanovë

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori