LAJMI I FUNDIT:

356 rastet e reja me coronavirus, 176 u konfirmuan vetëm në Prishtinë

356 rastet e reja me coronavirus, 176 u konfirmuan vetëm në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar rritja e rasteve me coronavirus në Kosovë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 356 raste të reja.

Nga rastet e reja më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 176 raste.

Pastaj në Fushë Kosovë 30 raste, në Ferizaj 22, në Vushtrri 19, në Podujevë 13, transmeton Telegrafi.


Ndërsa në Viti janë konfirmuar 12 raste, Pejë  dhe Gjakovë ka 11 raste.

Në Mitrovicë dhe Suharekë në 24 orët e fundit janë konfirmuar nga 7 raste.

Kurse, në Lipjan, Obiliq dhe Malishevë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar nga 5 raste.

Nga 4 raste janë konfirmuar në Skenderaj, Klinë, Shtime. Dhe nga 3 raste janë konfirmuar në Gjilan, Shtërpcë, Kaçanik, kurse nga 2 raste janë konfirmuar në Kamenicë dhe Prizren.

Aktualisht raste aktive janë 2.083.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID-19, dhe të vaksinohen kundër virusit.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.

Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori