Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve “Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për mësimdhënësit e gjuhës angleze, ku ekspertë të njohur diskutuan ndikimin e IA-së (Inteligjencës Artificiale) në mësimdhënie dhe vlerësim.
Për pesë ditë rresht, nga data 24 deri më 28 mars 2025, në pesë sesione të ndara, gjashtë ekspertë të mësimdhënies së gjuhës angleze trajtuan sfidat e përditshme me të cilat përballen mësimdhënësit e gjuhës angleze duke përdorur inteligjencën artificiale, duke iu ofruar atyre zgjidhje praktike për të përmirësuar praktikat e tyre si mësimdhënës. Morën pjesë 340 mësimdhënës të gjuhës angleze, të cilët u certifikuan për aftësitë e tyre në përdorimin e AI në procesin mësimor.
Në webinarin e parë me bashkëthemeluesen dhe drejtuesen e “AI for Education” Amanda Bickerstaff-in, mësimdhënësit mësuan strategji për të inkurajuar mendimin e nivelit të lartë dhe për të zhvilluar aftësi të veçanta te nxënësit duke përdorur në mënyrë të duhur inteligjencën artificiale.
Në webinarin e dytë me drejtorin e menaxhimit të produkteve në “Pearson” Ilya Gogin-in, u shqyrtuan rreziqet dhe mundësitë që ofron inteligjenca artificiale në mësimdhënien e gjuhës, duke ofruar strategji që teknologjia t’i përmirësojë, në vend që t’i zëvendësojë mësimin dhe kreativitetin.
Në webinarin e tretë me drejtorin ekzekutiv të “LearnCube” Alex Asher-in, u diskutuan 10 mënyra se si inteligjenca artificiale do të ndikojë në mësimdhënie gjatë 5 viteve të ardhshme.
Në webinarin e katërt themeluesi dhe krijuesi i përmbajtjes në “Cloud English” Luke Priddy, diskutoi për përballjen e mësimdhënësve me problemin e “Al slop” – materialeve me cilësi të ulët, të pasakta dhe të strukturuara dobët që mund ta pengojnë të mësuarit.
Në webinarin e pestë me menaxherin e produkteve, mësimdhënie e mundësuar nga IA-ja, nga “Pearson”-i Jay Bhadresha-n dhe me menaxheren e strategjisë së mësimit në “Pearson” Nina Hall-in, u theksua rëndësia e inteligjencës artificiale në mësimdhënie dhe fakti se si po e transformon planifikimin e mësimit dhe po e redukton ngarkesën e mësuesve.
“Pearson Education” konsiderohet një nga botuesit më të mëdhenj edukativë në mbarë botën, i cili operon në mbi 70 vende, me programe arsimore për nxënësit që nga fëmijëria e hershme e deri tek arsimimi i lartë dhe mësimi profesional.
Tekstet shkollore të gjuhës angleze të “Pearson Education” janë në Kosovë tashmë që disa vjet. Në sistemin arsimor dhe shkollat e Republikës së Kosovës, tekstet e “Pearson”-it u përgjigjen të gjitha standardeve dhe Kurrikulës për tekstet shkollore të hartuara nga MAShTI.
Shtëpia botuese “Dukagjini” është përfaqësuesja e vetme zyrtare e “Pearson Education” në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Deklarimi i pasurisë nga politikanët: Kush u pasurua e kush jo?

Tërmet në Shqipëri

Mbi 96.7 për qind e kosovarëve kanë shtëpi - vetëm 42.6 për qind zviceranët

Gjashtë vetura përfshihen në aksident në Bresje të Fushë Kosovës, katër të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut