26 vite nga masakra e familjes Imeraj dhe rënia e komandantit Mustafë Qorraj

Sot shënohet 26-vjetori i masakrës së familjes Imeraj në fshatin Padalisht, ku më 26 mars 1999, forcat serbe vranë mizorisht 19 anëtarë të kësaj familjeje të pafajshme, mes tyre gra, burra dhe fëmijë.
Po ashtu, në këtë ditë përkujtohet edhe 26-vjetori i rënies së komandantit Mustafë Qorraj, i cili dha jetën në luftë për mbrojtjen e popullit dhe atdheut. Sakrifica dhe guximi i tij mbeten një shembull i pashuar në historinë e Kosovës.
Në nderim të tyre, sot u zhvilluan homazhe dhe u vendosën kurora lulesh, për të kujtuar dhimbjen, por edhe krenarinë për ata që u flijuan për lirinë e vendit tonë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































