LAJMI I FUNDIT:

25 viktima nga tajfuni Mangkhut në Filipine

25 viktima nga tajfuni Mangkhut në Filipine

Filipinet kanë nisur të bëjnë bilancin njerëzor dhe ekonomik të tajfunit Mangkhut, i cili kaloi përmes ishullit kryesor me pasoja vdekjeprurëse gjatë së shtunës.

Të paktën 25 njerëz rezultojnë të vdekur deri më tani, ndërkohë që rrugët e bllokuara dhe rrëzimi i disa linjave të komunikimit nënkupton se ndikimi real mbi zonat rurale ende nuk dihet saktësisht. Dëme të mëdha në të mbjella duket të jenë shkaktuar në provincën e njohur për prodhimet e agrikulturës, Cagayan.

Stuhia, që u përplas në thuajse 900 km gjatësi me reshje tejet të dendura dhe erëra të furishme, po drejtohet tashmë në rajonet jugore të Kinës. Një rrezik të konsiderueshëm përbën edhe për Hong Kongun, ku banorët janë paralajmëruar të ruajnë vigjilencën.


Në Filipine, tajfuni preku fillimisht tokën në Baggao, në verilindje të ishullit të Luzonit, të shtunën në orën 1:40 me lokalen, e u largua pas rreth 20 orësh. Edhe pse fillimisht u konsiderua si stuhia më e fuqishme për vitin 2018, Mangkhut humbi shumë nga forca e tij me të prekur tokën.

Plot 5 milionë njerëz ishin në trajektoren e tij dhe mbi 100 mijë vetë gjetën strehim në disa qendra të përkohshme të sigurta.

Sipas Francis Tolentinos, një zëdhënës presidencial dhe koordinator për reagimin ndaj fatkeqësive, tha se thuajse të gjithë të vdekurit janë shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave në rajonet Cordillera dhe Nueva Vizcaya.

Filipinet goditen vazhdimisht nga tajfunet gjatë sezonit të tyre, por forca e Mangkhut solli në kujtesën e të gjithëve stuhinë më vdekjeprurëse për kombin, supertajfunin Haiyan, që vrau mbi 7.000 vetë në vitin 2013. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori