Site icon Telegrafi

Më 24 shkurt do të mbahet ankandi i parë për këtë vit, obligacione në shumën prej 25 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 24 shkurt 2023 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu u garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 5 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version