Për të përkujtuar 24 marsin ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi çarqet serbe, organizata Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair”, ka organizuar disa aktivitete me nxënës pranë shtatores së “Tony Blair”-it, në sheshin e Ferizajt. Në këto aktivitete morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, drejtues të shoqatave të dalura nga lufta, nxënës e mësimdhënës të shkollave dhe qytetarë.
Drejtori fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair”, Bashkim Fazliu, ka thënë se në kuadër të aktiviteteve është rregulluar edhe platoja e re e shtatores së “Tony Blair”-it, me sfond me ngjyrë të kuqe, për t’u dukur më ceremoniale.
“Sot te shtatorja “Tony Blair”-it, në sheshin e Ferizajt, me nxënës të shkollave po e përkujtojmë 24 marsin ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi çeqet serbe. Do te angazhohemi që kjo datë të mbahet festë zyrtare në Kosovë. Kjo datë duhet të mbetet në vëmendjen e historisë sonë dhe nuk duhet ta harrojmë historinë dhe miqtë tanë që na kanë përkrahur gjatë luftës si Amerika, Britania e të tjera. Këto aktivitete ne po i mbajmë në Ferizaj sepse e kemi edhe shtatoren e mikut të Kosovës “Tony Blair”-it, në sheshin e qytetit tonë”, ka thënë midis të tjerash Fazliu.
Një fjalë rasti para shtatores së “Tony Blair”-it e kanë mbajtur edhe kryetari i Veteranëve të UÇk-së Afrim Mehmeti dhe ish Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylë Ukshini, të cilët ri theksuan rëndësinë e 24 marsit në historinë e vendit për breza me radhë../Telegrafi/