Site icon Telegrafi

Mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë për vitin 2023, shiten 15 milionë euro me kohëzgjatje prej 7 vjet

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 23 mars 2023 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2023.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet shtatëvjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

“Nga kjo ministri bëhet e ditur se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version