Site icon Telegrafi

20 vite më parë Barcelona kishte blerë ‘Fenomenin’, që në vitin e parë shënoi 47 gola në 49 paraqitje (Foto-Video)

Ronaldo kishte kaluar nga PSV te Barcelona për 13.2 milionë funte.

Ishte verë e vitit 1996. Michael Johnson kishte fituar dy medalje të arta në Olimpiadën e Atlantas, Anglia për pak nuk kishte shkuar në finale të Kampionatit Evropianit, Hotmail sa ishte publikuar, Nelson Mandela ishte duke dhënë dorëheqje si Kryeministër i Afrikës Jugore dhe Princi Charles dhe Princesha Diana kishin nënshkruar letrat e divorcit.

Në atë vit, Barcelona bleu një djalosh 19 vjeçar nga PSV Eindhoven, i cili shënonte gola vetëm për tu zbavitur.

Sportsmail kujton kohën kur Ronaldo kishte kaluar në këtë kohë nga Holanda në Spanjë para 20 viteve.

Lexo po ashtu Lojtarët që ndërruan klub pas paraqitjeve të mira në Euro 2016 (Foto)

Ishte pritur që djaloshi i mrekullueshëm të kalonte në PSG ose PSV për të mësuar më shumë rreth futbollit evropian, para se të zgjidhte një skuadër të madhe si Real Madridi ose Barcelona.

Ronaldo kaloi në Holandë në vitin 1994 nga Cruzeiro, ku në dy sezone shënoi 54 gola në 58 ndeshje.

Në vitin e dytë e ndihmoi skuadrën të fitojë Kupën dhe për vete fitoi Këpucën e Artë të Eredivisie.

Ishte koha për një klub të madh dhe ai zgjodhi Barcelonën, që pagoi 13,2 milionë funte në atë kohë. Rekord botëror i asaj kohë.

Lexo po ashtu Lojërat Olimpike të vitit 1996 prodhuan këtë super formacion (Foto)

Nuk zgjati shumë rekordi pasi po atë verë Alan Shearer e theu duke kaluar nga Blackburn te Newcastle për 15 milionë funte, transmeton Telegrafi.

Shearer ishte në atë kohë top-shënues i Ligës Premier me 25 gola.

Ishte periudha e trajnerëve anglezë. Bobby Robson kishte marrë drejtimin Barcelonës.

Ai kishte ardhur nga Porto për ta zëvendësuar Johan Cruyffin. Njeriu më i rëndësishëm në histori të Barcelonës kishte dështuar dhe iu tregua dera nga presidenti i atëhershëm, Jose Luis Nunez.

Ai kishte marrë me vete një trajner pak të njohur si Jose Mourinho për ta ndihmuar dhe kishte një Ronaldon që mund të shënonte gola.

Lexo po ashtu Pesë futbollistë të mëdhenj që ndoqën hapat e idhujve të tyre të fëmijërisë (Foto)

Barcelona kishte skuadër mikse në atë kohë, pasi kishte nënshkruan me Hristo Stoichkov, Pep Guardiola ishte kapiten, ndërsa Luis Enrique kishte ardhur nga Real Madridi, transmeton Telegrafi.

Ai shënoi 12 në 11 ndeshjet e para, përfshirë edhe një het-trik me Valencian.

Ronaldo e mbylli kampionatin me 34 gola, si shënuesi më i mirë, duke lënë pas emra të mëdhenj si Alfonso, Davor Suker, Rivaldo e Luis Enrique.

Ai e mbylli vitin me 47 gola në 49 ndeshje në total. Këto statistika kanë qenë vetëm ëndërr deri në skenë dolën lojtarë si Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe tani edhe Luis Suarez me golat e sezonit të shkuar.

Atë vit Barcelona kishte fituar Kupën dhe Kupën e fituesve të Kupave.

Ai vit ishte i çmendur pasi të gjithë u dashuruan në magjitë e djaloshit brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version