LAJMI I FUNDIT:

2.3 Gingerbread lider në Android

2.3 Gingerbread lider në Android

Google ka lëshuar detajet e fundit të shpërndarjes së sistemit të saj operativ, Android, dhe me sa duket Android 4.0 Ice Cream Sandwich ka një rritje të vogël krahasuar me të dhënat e fundit të cilat llogarisnin shpërndarjen e kësaj platforme në telefonat e mençur mobil.

Android 4.0 tani është në 1.6 për qind të telefonave që bazohen në Android, ose 1 për qind më shumë krahasuar me muajin shkurt, ndërsa Android 2.3 Gingerbread udhëheq me 66.5 për qind, i përcjell nga Android 2.2 Froyo, version i cili mban 25.3 për qind.

Në vendin e tretë është Android Eclair me 6.6 për qind të telefonave të mençur, i përcjell nga Android 3.2 Honeycomb me 3.3 për qind. / Telegrafi /