Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.V, për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.11; dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Nëpërmjet një komunikate, kjo gjykatë ka sqaruar se trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sahit Krasniqi – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin F.V, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) vjet, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj.
Konform nenin 76 të KPRK-së, trupi gjykues të pandehurit i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej nëntëmbëdhjetë (19) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Konform nenin 366 paragrafi 5 dhe 6 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re
Jason Derulo njofton divorcin me Jena Frumes katër muaj pasi mirëpritën fëmijën e parë

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe