Site icon Telegrafi

17 vjetori i pavarësisë, bëhet ngritja solemne e flamurit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë marr pjesë në ceremoninë e  ngritjes së flamurit në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se kjo është një ditë historike për vendin.

“Urime 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është një ditë që kujtojmë sakrificën shekullore që ka bërë populli ynë në mënyrë që ta gëzojmë këtë ditë. Është ditë që festojmë sukseset që ka arritur Republika jonë duke forcuar sovranitetin, shtetësinë e sundimin e ligjit”, tha Osmani.

E kryeministri Albin Kurti tha se Kosova sot është shembull i sigurisë jo vetëm në rajonin e Ballkanit.

“Dimër i ftohtë por zemra të ngrohta teksa urojmë njëri-tjetrin për 17 vjetorin e 17 shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si shtet sovran e demokratik me integritet territorial, me progres social e avancim demokratik”, tha Kurti.

Pas kësaj Osmani e Kurti kanë vendosur kurora lulesh te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë. /Telegrafi/

Exit mobile version