Live 17 vjet shtet
17 vjetori i pavarësisë – Kosova përsërit mesazhin e lirisë dhe demokracisë
Përditesuar 17/02/2025 07:21
Kosova feston sot 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një ditë e rëndësishme për qytetarët e vendit dhe për historinë e shtetndërtimit të Kosovës.
Aktivitetet e organizuara nga institucionet shtetërore përkujtojnë sakrificat e mëdha të popullit të Kosovës dhe nderojnë veprat e liderëve të shquar që udhëhoqën popullin në periudha të vështira.
Aktivitetet fillojnë nga ora 08:00 me mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës dhe përfundon në ora 18:00 me pritjen shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të vitit 2008 ku merrnin pjesë 107 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik.
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 107 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Prishtinës.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet e sotme. /Telegrafi/
Tituj që thonë shumë, mediat shqiptare në ditën e pavarësisë në një ekspozitë
Në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës “Pjeter Bogdani” është hapur ekspozita “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”.
Kjo ekspozitë sjell në vëmendje mënyrën se si mediat shqiptare pasqyruan shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe zhvillimet që e shoqëruan këtë ngjarje historike.
Njëra nga vizitoret e ekspozitës, Adelina Çekaj, u shpreh se kishte ardhur posaçërisht për ta parë këtë ekspozitë dhe për të kujtuar momentet historike të atyre ditëve.
“Mendoj që jo vetëm ne që e kemi përjetuar luftën si gjeneratë, por edhe gjeneratat e reja, të cilat tashmë po e shijojnë pavarësinë e Kosovës, duhet ta dinë historikun e saj. Ajo çka unë pashë janë shumë gazeta të dikurshme që fatkeqësisht sot nuk botohen, por që këta tituj thonë shumë për ne si popull. Kjo është një histori e shkruar që duhet të përcillet brez pas brezi”, u shpreh ajo.
Një qytetare tjetër, Naile Çekaj, tha se ekspozita është shumë e qëlluar pasi prezanton historinë e Kosovës dhe mënyrën se si ajo u pasqyrua në media.
“Po, unë mendoj që është një ekspozitë e qëlluar, pasi prezanton historinë tonë, duke treguar se si u shpall pavarësia. Pashë që nuk ishin vetëm tituj nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe nga mediat botërore. Për ne ka qenë një ditë e madhe, jo vetëm për brezat e rinj, por edhe për ata që e kanë pritur këtë ditë me shekuj”, tha ajo.
Sot, në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, qytetarët festojnë me krenari, duke kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan për të arritur këtë ditë të shënuar në historinë e kombit shqiptar.
Në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz
Me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në kuadër të programit shtetëror për këtë ditë, pas Mbledhjes së Qeverisë dhe ngritjes solemne të flamurit të Republikës së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu bënë homazhe në disa lokacione të rëndësishme për historinë e vendit.
Fillimisht, ata vizituan Monumentin e të Pagjeturve dhe Memorialin e Fëmijëve të Vrarë, duke përkujtuar 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Më pas, krerët e shtetit vendosën lule të freskëta te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, duke nderuar kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Homazhet vazhduan në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku Kryeministri dhe Presidentja shprehën mirënjohjen e tyre për heroizmin e familjes Jashari, e cila ka një vend të veçantë në historinë kombëtare të Kosovës.
Më pas, ata bënë homazhe edhe te Monumenti “Heroinat”, në nderim të grave që sakrifikuan për lirinë e vendit.
Gjatë kësaj dite të rëndësishme, Kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky është një moment për të nderuar të gjithë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës.
“Nga heronjtë, dëshmorët dhe martirët që dhanë jetën e tyre, te invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, te veprimtarët dhe mbarë qytetarët që qëndruan të palëkundur përballë sfidave, të gjithëve u jemi mirënjohës për përkushtimin dhe kontributin e tyre,” tha Kurti.
Përkujdesja për trashëgiminë historike dhe nderimi i të kaluarës së lavdishme të vendit vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e aktiviteteve shtetërore në Kosovë.
Turqia uron Kosovën: Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë
Turqia ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ky shtet e ka quajtur Kosovën ‘vend mik’, përderisa janë zotuar se do të vazhdojnë t’i zhvillojnë marrëdhëniet.
“I urojmë popullit mik të Kosovës 17 vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë”, thuhet në një postim në “X”, të ministrisë së Jashtme të Turqisë.
We congratulate the brotherly people of Kosovo on the 17th anniversary of their independence. We will continue to enhance our relations in every field. 🇹🇷🇽🇰
I urojmë popullit mik të Kosovës 17 vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë.… pic.twitter.com/RNRzRBV0IM
— Turkish MFA (@MFATurkiye) February 17, 2025
Lituania uron Pavarësinë: Le të vazhdojnë të lulëzojnë aspiratat tuaja evropiane
Lituania ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ky vend ka uruar që të ketë paqe, stabilitet e prosperitet në Kosovë.
“Le të vazhdojnë të lulëzojnë aspiratat tuaja evropiane!”, thuhet në një postim në “X”, të ministrisë së Punëve të Jashtme të Lituanisë.
Happy Independence Day, Kosovo! 🇽🇰
Lithuania sends sincere congratulations and best wishes for peace, stability, and prosperity. May your European aspirations continue to thrive! pic.twitter.com/cSFZgmTzhW— Lithuania MFA | #StandWithUkraine (@LithuaniaMFA) February 17, 2025
Holanda uron 17 vjetorin e pavarësisë
Holanda ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
“Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!”, shkruhet në një postim në Facebook të Ambasadës së Holandës në Kosovë.
Zvicra uron Kosovën për 17 vjetorin e shpalljes shtet
Zvicra ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ky shtet njofton se mbetet e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e një të ardhmeje demokratike, gjithëpërfshirëse dhe prosperuese për të gjithë qytetarët.
“Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Konjufca: Pavarësia e Kosovës u arrit me mund dhe sakrifica të popullit shqiptar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë.
Konjufca ka thënë se Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar. Lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza.
“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë”, ka shkruar Konjufca.
Për më shumë kliko KËTU.
Moment krenarie – FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë për 17-vjetorin e pavarësisë
Në kuadër të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës, kanë zhvilluar një parakalim ceremonial në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarë të shumtë kishin dalë për të përjetuar nga afër emocionet e këtij momenti të veçantë.
Parakalimi, që simbolizoi forcën dhe gatishmërinë e FSK-së dhe Policisë për të mbrojtur dhe siguruar shtetin, ishte një moment krenarie për të gjithë.
Përveç paradës ushtarake, një vëmendje të veçantë morën edhe shfaqja e pajisjeve dhe teknologjisë më të re që janë integruar në strukturat e FSK-së dhe Policisë, duke përfshirë mjete të sofistikuara të mbrojtjes.
Për më shumë kliko KËTU.
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut uron Pavarësinë e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, e ka uruar 17 shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta theksuar partneritetin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve tona”.
“Ndërtimi i shtetit të suksesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetari kosovar meriton t’i fitojë! Urime 17 Shkurti i Pavarësisë së Kosovës!”, ka shkruar Gashi.
17 vjetori i pavarësisë, qytetarë të shumtë mblidhen në sheshet e Prishtinës
Pavarësisht temperaturave të ulëta që mbizotëruan gjatë ditës, qytetarët e Kosovës nuk i kanë munguar festës për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Sheshet e kryeqytetit, sidomos në qendër të Prishtinës, ishin mbushur me qytetarë të të gjitha grupeve shoqërore, që kishin dalë për të festuar këtë moment historik për vendin.
Pavarësisht motit të ftohtë dhe të erës së fortë, atmosfera festive ka qenë e dukshme. Qytetarët, shumë prej të cilëve kishin veshur rroba ngjyrë kuqezi, flamuj të Kosovës dhe simbole të tjera kombëtare, kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të gëzuar.
17-vjetori i Pavarësisë është një simbol i sakrificave dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për të arritur lirinë dhe pavarësinë. Pavarësisht pengesave të kaluara dhe sfidave të ndryshme, qytetarët e Kosovës kanë shfaqur krenari dhe besim në shtetin e tyre.
Nga Hasan Prishtina te Hashim Thaçi – Kurti kujton figurat historike që quan në themelimin e shtetit të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ka thënë se në historinë moderne të Evropës, krijimi i shtetit të Kosovës është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore.
Ai ka thënë se Kosova është shembull i përparimit të vetëdijes së një populli për liri dhë këmbënguljes së tij për shtet.
Kurti ka shtuar se ne jemi popull atutokton dhe se Republika e Kosovës është rezultat i të gjithë atyre që luftuan e u përpoqën për këtë vend që nga Hasan Prishtina e deri tek rreshteri Afrim Bunjaku, heroi më i ri i Kosovës.
Kurti tha se mbi të gjitha Republika e Kosovës është rezultat i UÇK-sëdhe luftës së drejtë të saj, që u ndihmua nga SHBA-të dhe vendet aleate të NATO-s.
Ai përmendi edhe ish-kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçi.
Për më shumë kliko KËTU.
Osmani: Kosova është frymë, shpirt dhe mision i përhershëm
Në ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani u shpreh se sot jemi këtu falë luftës dhe sakrificës tonë.
“Jemi këtu sepse qëndruam e rezistuam, sepse luftuam e sakrifikuam e nuk u përkulëm kurrë para dhunës, para padrejtësisë e mizorive. Jemi këtu sot sepse ia dolëm të ringritemi, ta ndërtojmë e ta forcojmë shtetin tonë dhe falë ushtrisë e policisë që sot parakalojnë para qytetarëve arritëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të shtetit tonë”, tha Osmani.
Komandantja supreme tutje shtoi se historia jonë nuk do të ishte e njëjtë pa mbështetjen e aleatëve tanë.
“Falënderim i përjetshëm për SHBA-të, NATO-n e shtetet evropiane”, tha Osmani. Presidentja u shpreh se liria jonë është e shenjtë dhe mbrojtja e sajë është detyrë e përhershme.
Për më shumë kliko KËTU.
Abdixhiku uron pavarësinë: Veç një Kosovë kemi, dashuria për atdhe nuk mund të zhbëhet
Në 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur urimet e tij për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Ai theksoi se Kosova, si shtet i pavarur, është arritja më e madhe e qytetarëve të saj, një shpagim i përpjekjeve të gjeneratave të tëra për çlirim dhe pavarësim.
Në fjalimin e tij, Abdixhiku nderoi Atin Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, dhe të gjithë luftëtarët, martirët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e familjes Jashari.
Për më shumë kliko KËTU.
17-vjetori i pavarësisë, Krasniqi dhe Haradinaj bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”
Liderët e partive opozitare në vend PDK, e AAK kanë bërë homazhe sot në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë ka uruar gjithë qytetarët.
Ai pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, derisa ka kujtuar sakrificën e atyre që kanë dhënë jetën për liri, ka nënvizuar se secili në këtë ditë duhet të frymëzohet e zotohet për të punuar më shumë për Kosovën.
Ai ka kujtuar edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke uruar që ky të jetë viti i fundit që shënohet dita e pavarësisë pa prezencën e tyre.
E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se kur Kosova po shënon ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë të shtetësisë, u përkulëm me nderim të thellë në Prekaz, para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike.
Për më shumë kliko KËTU.
Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti bashkë me ministra, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Të njëjtit nuk janë deklaruar për media.
Prekazin po e vizitojnë edhe qytetarë të shumtë, përfaqësues komunal, e përfaqësues të subjekteve politike.
Ndërkohë, është hera e parë që organizimin e institucioneve të Kosovës e kanë refuzuar organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, duke thënë se kryeministri Kurti nuk ka qenë bashkëpunues.
Urimi i Osmanit për 17 shkurt: Kosova – e lirë, e pavarur, sovrane dhe e përjetshme!
Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përmes një mesazhi të fortë .
Ajo e ka cilësuar Kosovën si një shtet të lirë, të pavarur dhe sovran, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të pavarësisë në të ardhmen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka nënvizuar se Kosova është e përjetshme.
“Kosova e lirë, e pavarur, sovrane… e përjetshme!” ka shkruar ajo, duke shprehur krenarinë për arritjet e shtetit dhe popullit të Kosovës gjatë këtyre 17 viteve.
Krerët institucional nderojnë figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova
Më 17 shkurt, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova. Ata shprehën mirënjohjen për rolin e tij historik në rrugën drejt pavarësisë së vendit.
Në këtë ceremoni u vendosën kurora lulesh në nderim të Rugovës.
Pas homazheve te varri i ish-presidentit, delegacioni vazhdoi vizitën tek varri i veprimtarit të shquar Adem Demaçi. Ata kujtuan kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar, duke theksuar se sakrifica dhe përkushtimi i tij do të mbeten përherë në kujtesën kombëtare.
“Gjermania krenare për mbështetje ndaj Kosovës”- ambasadori Rohde uron pavarësinë me një video të veçantë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka zgjedhur të urojë 17 vjetorin e pavarësisë përmes një video tejet të veçantë.
Ai ka ndarë disa momente të tij ku shihet para monumentit “Newborn”, pastaj te Biblioteka Kombëtare, monumenti “Heroinat”, si dhe duke ngrënë akullore e pirë kafe në sheshet e qytetit dhe duke vizituar shtatoren e Skënderbeut e Ibrahim Rugovës.
“Të dashur miq në Kosovë, sot festojmë një moment historik – Ditën tuaj të Pavarësisë. Në emër të Gjermanisë dhe të gjithë ambasadës gjermane, ju shpreh urimet e mia të përzemërta”, ka thënë Rohde.
Rohde ka theksuar se Gjermania është krenare që ka qëndruar pranë Kosovës.
Për më shumë kliko KËTU.
Vizita e presidentit të Shqipërisë dhe aktivitetet për pavarësinë, policia njofton për organizim të qarkullimit në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket aktiviteteve me rastin e shënimit të 17 vjetorit të pavarësisë.
Policia bënë të ditur se sot dhe nesër (17-18 shkurt) në Kosovë do të qëndrojë për vizitë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me një delegacion shoqërues.
Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
Për më shumë kliko KËTU.
Skijatorët e Kodrës së Diellit urojnë në mënyrë të veçantë pavarësinë, shpalosin flamurin gjigant të Kosovës në pistë
Kosova sot shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar Kosova për këtë ditë historike, një urim i veçantë ka ardhur nga disa skijatorë nga qendra e skijimit të Kodrën e Diellit në Tetovë.
Promo
Reklamo këtu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij