“16 Ditë Aktivizëm” – Diskutohet dhuna në familje dhe integrimi i komunitetit Rom në Kamenicë

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës ndaj Grave”, në Kamenicë u organizua një punëtori sensibilizuese me temën “Dhuna në familje me të rinjtë e komunitetit Rom”.
Aktiviteti u mbajt nga OJQ “Llulludi” në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së.
Punëtoria u hap me fjalime përshëndetëse nga Shpëtim Mustafa, përfaqësues i OSBE-së, dhe Renat Redzepi, nga OJQ “Llulludi”. Ata theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit për të luftuar dhunën në familje, duke vënë në fokus përfshirjen e komuniteteve të margjinalizuara.
Nazmije Demolli Kastrati, Koordinatore e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje (MKKDhF) dhe e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ), foli për rolin e Mekanizmit Koordinues në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.
Ajo theksoi rëndësinë e arsimimit të të rinjve të komunitetit Rom si një hap kyç drejt integrimit dhe fuqizimit shoqëror.
Kurse, Shefi i Njësisë së Hetimeve në Stacionin Policor të Kamenicës, toger Nazmi Hoti ndau përvojat e Policisë së Kosovës në trajtimin e rasteve të dhunës dhe sfidat që hasen gjatë hetimeve.
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Rifat Hajdari prezantoi shërbimet që Qendra për Punë Sociale ofron për viktimat e dhunës dhe familjet e tyre, duke nënvizuar qasjen institucionale ndaj trajtimit të rasteve.
Ndërsa, Mirsije Ajvazi, përfaqësuese nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas, informoi pjesëmarrësit mbi ndihmën juridike falas të disponueshme për viktimat e dhunës dhe rëndësinë e mbështetjes ligjore për fuqizimin e tyre.
Kosovare Maroca Berisha, Zyrtare për Barazi Gjinore, diskutoi përpjekjet institucionale dhe politikat që promovojnë barazinë gjinore, duke theksuar nevojën për ndërgjegjësimin e komuniteteve mbi rëndësinë e barazisë dhe parandalimit të dhunës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hyseni: Rinia jonë gjilanase po na bën krenarë me përkushtimin e tyre në biznes

Amar Zymeri nga Gjilani fiton medaljen e argjendtë në kodim – do ta përfaqësoj Kosovën në Olimpiadën e Programimit në Barcelonë

Mbeturina në rrugën “Petriti” – qytetari nga Kamenica ngre shqetësimin për gjendjen e hapësirave publike

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës