Të premten më 11 tetor ne Teatrin Oda, kompania e njohur "Next Level" festojnë 13 vjetorin e themelimit të saj me: Stanislav Tolkachev, T Kode dhe Filip Xavi.

Dyert hapen në orën 23:00 deri në agimin e mëngjesit. Biletat mund t'i gjeni tek Rave Travel.


Biletat me çmim promocional pre pesë eurosh mund t'i blini në një 'Pre Party' te organizuar ndermjet klubit M dhe Next Level këtë të premte, ku për muzikën do të përkujdeset Totoni.

FX

Stanislav Tolkachev vjen për herë të parë në Kosovë dhe rajon dhe pritet një numër i madh të adhuruesve nga Kosova dhe rajoni të jenë pjesë e këtij eventi.

Ai konsiderohet si producent shumë i veçantë me stilin e tij.

Next Level për 13 vjet ka arritur të mbajë konsistencën për evente në Kosovë dhe rajon duke sjellë mbi 200 artistë ndërkombëtarë.

T Kode

Eventi mbështetet nga Win Music Freedom Kosova, si dhe perkrahet nga: SPAR Kosova, Birra Peja, Uji Akull, Selmans Network, KoNuts, GEKOS, RTV Dukagjini, Telegrafi.com, dhe Insajderi.

Blini biletat në kohë dhe mënjanoni rendin e pritjes gjatë hyrjes.