LAJMI I FUNDIT:

1200 njerëz vdesin në vit për shkak të ajrit të ndotur (Video)

1200 njerëz vdesin në vit për shkak të ajrit të ndotur (Video)

Në nivel vjetor 6% apo 1.200 njerëz vdesin për shkak të ndotjes së ajrit në Maqedoni, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas këtij Instituti, më shumë vdekje për shkak të ndotjes së ajrit ka në Shkup dhe rrethanat e qyteteve. Vdekshmëria për shkak të ndotjes së ajrit shënon rritje gjatë 10 viteve të fundit. Sidomos është e rrezikshme gjatë dimrit, njofton Alsat M.

“Ndotja e ajrit në rreth 25% të rasteve është shkak për infarktet dhe goditjet e trurit”, u shpreh Dr. Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.
Nga Instituti i Kimisë thonë se në ajër ka edhe substanca të rrezikshme kimike gjatë tërë vitit. Kjo është më e theksuar në Shkup, por gjatë dimrit, ky problem rritet. Ekspertët shpjegojnë se grimcat në ajër përmbajnë thëngjill dhe helme të cilat gjatë frymëmarrjes, përmes mushkërive shkojnë në lukth, ndërsa pastaj nëpërmjet gjakut përhapen nëpër tërë organizmin.

“Kur flasim për prezencën e grimcave të forta nw ajër më të vogla se 10 mikrometra, rreziku prej tyre nuk është vetëm prezenca e tyre dhe futja e grimcave të forta brenda organizmit gjatë frymëmarrjes. Rreziku është se në ajër kemi edhe shumë substanca toksike kimike, si dhe biologjike, të cilat i fusim në organizmin tonë”, deklaroi Trajte Stafilov nga Instituti i Kimisë.


Mjekët thonë se spitalet janë plot me pacientë të cilët kanë pasoja nga ndotja e ajrit, që me kombinimin e viruseve e rrisin nivelin e vdekshmërisë te të sëmurët kronikë. Maqedonia është në vendin e pestë me shkallë më të madhe të vdekshmërisë në Evropë për shkak të ndotjes së ajrit. Ekspertët thonë se situata mund të ndryshohet vetëm me zbatimin e masave afatgjata dhe afatshkurtra të cilat do të respektohen dhe zbatohen më seriozisht si nga institucionet, ashtu edhe nga vet qytetarët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oLAwj2KLTTg

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori