LAJMI I FUNDIT:

10 vjet nga vendimi i Hagës, Haradinaj: Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa ajo për liri

10 vjet nga vendimi i Hagës, Haradinaj: Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa ajo për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur datë të rëndësishme atë të sotmen, pasi janë bërë 10 vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi e shpalli të pafajshëm.

Vendimi i Gjykatës së Hagës liroi nga të gjitha akuzat Haradinajn dhe dy ish-luftëtarë të tjerë të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i AAK-së ka thënë se ky vendim ka vulosur pastërinë e “luftës tonë çlirimtare”.


“Edhe pse çlirimtar, luftëtar për liri në tokën time, më 17 nëntor 2004 jam ftuar për herë të parë për intervistim nga Gjykata e Hagës. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012 ka zgjatur ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë jam liruar si i pafajshëm, pas disa viteve jam ftuar për herë të dytë në rigjykim”, ka shkruar ai.

Tutje, Haradinaj ka thënë se lufta për pafajësinë e tij ka zgjatur po aq sa ajo për liri.

“Përfundimisht, sot para 10 viteve, mora aktvendimin e pafajësisë. Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa zgjati lufta për liri. Falënderoj gjithë ata që nuk humbën besimin në mua dhe në pafajësinë time, e mu gjenden pranë në të gjitha mënyrat!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori