LAJMI I FUNDIT:

10 transferimet më të shtrenjta të janarit

10 transferimet më të shtrenjta të janarit

Gjatë muajit të kaluar, klubet nga të gjitha anët e botës i kanë përforcuar skuadrat e tyre për pjesën e mbetur të sezonit në mënyrë që t’i arrijnë objektivat e tyre.

Tradicionalisht, afati kalimtar i dimrit është më i qetë se ai i verës, por edhe në këto katër javët e fundit ka pasur disa lëvizje të mëdha dhe të papritura.

Mirëpo, cilat ishin transferimet më të shtrenjta? Telegrafi ju sjell 10 transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar, duke u bazuar në të dhënat e Transfermarkt.com.

10 transferimet më të shtrenjta të janarit:


1. Juan Cuadrado – Nga Fiorentina te Chelsea për 33.4 milionë euro.
2. Wilfried Bony – Nga Swansea te Manchester City për 32.3 milionë euro.
3. Andre Schurrle – Nga Chelsea te Wolfsburgu për 32 milionë euro.
4. Enzo Perez – Nga Benfica te Valencia për 25 milionë euro.
5. Bernardo Silva – Nga Benfica te Monaco për 15.75 milionë euro.
6. Ricardo Goulart – Nga Cruzeiro te Guangzhou Evergrande për 15 milionë euro.
7. Gabriel Paulista – Nga Villarreal te Arsenal për 15 milionë euro.
8. Lucas Silva – Nga Cuzeiro te Real Madridi për 15 milionë euro.
9. Seydou Doumbia – Nga CSKA te Roma për 14.4 milionë euro.
10. Ryan Bertrand – Nga Chelsea te Southampton për 12.8 milionë euro.