Revista “Condé Nast Traveller” publikon çdo vit, pas votimit të lexuesve të saj, listën e 10 qyteteve më të mira në Evropë dhe, në këtë numër të fundit qytetet e përzgjedhura janë njëri më romantike se tjetri.
Secili qytet sigurisht që meriton më shumë se një foto dhe një paragraf përshkrues, megjithatë përmes këtij artikulli do përpiqemi t’ju përcjellim një shije nga 10 qytetet magjike të Evropës.
Në qoftë se nuk i keni vizituar ende, me patjetër duhet t’i shtoni në listën tuaj të udhëtimeve.
Venecia, Itali
E ndërtuar mbi ujë, Venecia e mrekullueshme bashkë me lagunën e saj është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO dhe njëkohësisht një nga vendet më romantike në botë. 117 ishujt e saj që bashkohen me afërsisht 410 urra ndërthurin një destinacion të veçantë turistik.
Ata që kanë jetuar nga afër karnavalet vendase me siguri kanë shumë për t’ju treguar.
Salzburg, Austri
Qyteti që lindi Mozarti është qyteti i dytë turistik i Austrisë pas Vjenës, dhe sfondi i shkëlqyer e justifikon plotësisht këtë. Qyteti i vjetër (Altstadt) pranë lumit Salzach është i famshëm për arkitekturën e tij në stilin barok, katedralet gotike dhe Mirabell Palace me kopshtet e saj me stil neoklasik janë disa nga pjesët që plotësojnë pazëllin aristokratik.
Nga kështjella Hohensalzburg, ku shkohet me teleferik, pamja panoramike e qytetit është befasuese.
Londër, Angli
Qyteti që mrekullon me stilin e tij çdo visitor ka mijëra vende për të vizituar. Përveç arkitekturës së përgjithshme dhe ndërtesave si Tower Bridge, pallati Buckingham, dhe natyrisht, Big Ben, janë disa nga vendet që nuk duhet të humbni pa vizituar.
London Eye u ndërtua gjatë festimeve të Millennium dhe ofron pamjen më të mirë drejt lumit Thames, por edhe të gjitë qytetit.
Bruges, Belgjikë
Quhet “Venecia e Veriut”, për shkak të kanaleve të saj, por për shumë Bruges edhe më romantike dhe mbresëlënëse se sa rivalja e saj italiane. Qyteti i vjetër, të vendos në makinën e kohës. Duke kaluar rrugëve të një qyteti që ka ruajtur mirë traditën mesjetare, do të ndiheni sikur jeni duke jetuar një përrallë. Tempuj imponues, statuja dhe kulla të mëdha e të frikshme gotike arrijnë të vihen në harmoni të plotë me butësinë e peizazhit, qetësinë e elementit të ujit dhe të tokës krah shtëpive prej gurit.
Gjatë ardhjes së Vitit të Ri, në ndryshimin e akrepave, 47 këmbanat e Belfort bien njëkohësisht dhe dominojnë në sheshin kryesor të qytetit për të mirëpritur vitin e ri.
Praga, Çeki
E ndërtuar mbi lumin Vltava, kryeqyteti dhe njëkohësisht qyteti më i madh i Çekisë, është në çdo cep i magjishëm. Bukurinë e saj dhe historinë përallore nuk arrijnë ta fshehin as turistët që çdo vit janë edhe më shumë. Sidomos në qytetin e vjetër dhe urën e njohur të Charkes-it, ajo “mbytet” nga njerëzit.
Teatri i zi i Pragës është shumë i famshëm, ndërsa nga ana tjetër zanati më i vjetër i qytetit dhe ndoshta më i bukuri është ai i teatrit të kukullave.
Bruges, Itali
Qyteti i përjetësisë arrin me bukurinë e tij të prishë edhe mendjen e atyre që tashmë janë veteranë të turizmit. Arsyeja e vetme është se Roma është një qytet-muze. Colosseum-i, Pantheon-i, Cappella Sistina, Bazilika e Shën Pjetrit dhe e famshmja Fontana Di Trevi janë vetëm disa nga monumentet që duhet të vizitoni me patjetër. Gjithahstu temperamenti i vendasve dhe natyrisht ushqimin do e bëjnë këtë udhëtim të paharrueshëm.
Vizita në Vatikan është e domosdoshme, por radhët e gjata bëjnë të detyrueshëm rezervimin.
Paris, Francë
Qyteti i dritave, i modës dhe i meshkujve hamshorë është çdo moment i gatshëm t’ju surprizojë. Kulla Eifel, Muzeu i Luvrit e Notre Dame janë disa nga arsyet që duhet të vizitoni këtë qytet. Edhe pse Parisi nuk ka nevojë për arsye për ta vizituar.
Pamja nga Kulla Eifel është e dyta më e mirë pas asaj që ofron Tour Montparnasse, e cila përfishin në të edhe kullën.
Vjenë, Austri
Vjena aristokratike është ndërtuar për të qenë perfekte, shkruan revista class. Historia e saj e pasur, në të cilën bëjnë pjesë krijuesit më të mëdhenj të muzikës klasike, artit modern e ëmbëltoreve temporale me siguri do ju bejnë për vete.
Lokali legjendar Café Sacher mund t’ju kërkojë disa orë për gjëtur një vend bosh, por atje mund të shijoni sachertorte origjinale, kekun e çokollatës që përgatiti në vitin 1832 Franz Sacher për të kënaqur shijen e hollë të princit Metternich.
Budapest, Hungari
Budapesti është me të vërtetë princesha e Dunubit. Kryeqyteti më atmosferik i Evropës qendrore.
Kuzhina e Hungarisë është e rëndë, por është pjesë e pandashme e eksperiencës që do të kaloni në këtë qytet.
Firence, Itali
Qyteti i Dantes, Da Vinci-t dhe Michelangelo-s është qyteti që praktikisht “lindi” Rilindjen, duke ndriçuar gjithë Evropën. E ndërtuar në të dy brigjet e lumit Arno, që bashkohen nga Ponte Vecchi (Ura e Vjetër, një nga vendet më të fotografuara në mbarë botën), Firence është një performancë arkitektonike e përbërë nga Palazzi të mrekullueshme, tempuj stoli, e sheshe të dekoruar me veçanti.
Firence kërkon kurajo (muze të panumërta dhe atraksione), kohë (për ekskursione në brendësi të Toscanës) dhe lekë (ndër të tjera, është bashkë-kryeqytet i modës italiane – dhe vendlindja e Salvatore Ferragamo). /Telegrafi/