Zyrtarët e lartë të Listës Serbe, të cilët më 5 nëntor vendosën që të japin dorëheqje nga institucionet e Kosovë, nuk do të mbesin pa paga, sepse paralelisht me pagat e Kosovës ata marrin paga edhe nga buxheti i Serbisë.
Ata kanë përfshirë pagat e marra nga Serbia gjatë deklarimit të pasurisë për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës, raporton REL.