Zyrtare: Theo Hernandez i bashkohet Milanit

Milani përfundimisht e ka transferuar Theo Hernandezin nga Real Madridi.
Mbrojtësi i majtë është transferuar në mënyrë permanente në San Siro edhe pse fillimisht ishte raportuar se do të jetë vetëm i huazuar.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Rossonerët, ndërsa transferimi është mbyllur për 20 milionë euro.
Francezi te Los Blancos u transferua nga Atletico Madridi, derisa kishte bërë 38 paraqitje si i huazuar në sezonin e kaluar te Deportivo Alavesi.
Hernandez i është shtuar një liste që çdo ditë po rritet me largime nga Los Blancos, ndërsa Rossonerët janë duke shpresuar që në sezonin e ri ta sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































